Bota

Sherr në Kuvendin e Serbisë, ministri i Brendshëm godet deputetin, momentet e tensionit (VD)

24 Dhjetor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Sherr në Kuvendin e Serbisë, ministri i Brendshëm godet

Serbi- Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident i dhunshëm, pasi  ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç ka sulmuar fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukovic.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lukaç i është drejtuar Stanivukovicit se ai nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve. Menjëherë nisi debati mes tyre.
Në një moment Stanivukovic iu afrua Lukaçit, ky i fundit fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e goditi me shuplakë. Seanca u ndërpre menjëherë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni drashko stanivukovic. sherr në kuvendin e serbisë drashko stanivukovic. sherr në kuvendin e serbisë

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2019, 13:56

Hong Kon/ Policia përplaset me demonstruesit

KINË- Një oficer policie nxorri armën dhe ia drejtoi turmës, pasi protestuesit e goditën dhe e rrëzuan.Policia përdori gjithashtu spërkatës djegës dhe shko...