Bota

Albulena Haxhiu: Nëse LDK s’tërhiqet për Presidentin, alternativë janë zgjedhjet e parakohshme

24 Dhjetor 2019, 13:59 Nga DOSJA
Albulena Haxhiu: Nëse LDK s’tërhiqet për Presidentin,

KOSOVË- Kosova mbajti zgjedhjet më 6 tetor 2019, pas 1 muaji u shpall rezultati final me Albin Kurtin (LVV) forcë e parë dhe Vjosa Osmanin (LDK) forcë e dytë.

Negociatat nisen herët për formimin e qeverisë së re por ato nuk po përmbyllen, pasi ata nuk bien dakord se kujt i takon posti i Presidentit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një intervistë për “Abc News” tha se nëse LDK-ja nuk tërhiqet nga kërkesa për Presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nga momenti kur kanë përfunduar zgjedhjet në Republikën e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar qasjen se si bëhen koalicionet. Tashmë kemi instaluar një mendësi tjetër. Menjëherë kemi kontaktuar partnerin tonë, LDK-në, që synojmë ta kemi në qeverisje. Kemi pasur një sërë takimesh duke harmonizuar programin qeverisës. Takimet janë përcjellë me frymë optimiste. Kosova ka shumë probleme të cilat nuk na kanë lejuar të ndalemi shumë te ideologjitë”, thotë ajo.

Haxhiu thekson më tej  se janë bërë ndarjet në ministri.

“Kemi përmbyllur çështjet programore dhe kemi bërë ndarjen në 12 ministri nga 21 që ishin, për shkak se ka pasur një tendencë për abuzime. 5 ministri do të drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe 2 do të rezervohen për përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë”, tha Albulena Haxhiu.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albulena haxhiu albin kurti albulena haxhiu

Sondazh

Poll