Politike

FOTOLAJM/ Rama ulet në tavolinë me Erdogan dhe Mitsotakis në Hungari

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Qipros, Konstantinos Letympiotis ndau pamjet e takimit dhe diskutimet që u zhvilluan në tavolinë.

7 Nëntor 2024, 15:03 Nga I.A

FOTOLAJM/ Rama ulet në tavolinë me Erdogan dhe Mitsotakis në

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Rexhep Tayipp Erdogan, kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Republikës së Qipros Nikos Christodoulidis në Budapest. Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Qipros, Konstantinos Letympiotis ndau pamjet e takimit dhe diskutimet që u zhvilluan në tavolinë.

"Christodoulidis pati një takim dhe bisedë me Erdogan, në prani të ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan, ndërsa më pas erdhën Mitsotakis dhe Rama. Christodoulidis pati mundësinë të bisedojë me presidentin turk Erdogan, si dhe me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan,"shkruan ai. 

Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së.

edi rama rexhep tayipp erdogan kyriakos mitsotakis nikos christodoulidis

Sondazh

Poll