Aktualitet

Ushtruan dhunë në familje dhe ishin nën efektin e alkoolit dhe drogës në timon, 6 të arrestuar në Tiranë

Konkretisht bëhet fjalë për veprat penale të dhunës në familje, apo drejtimin e mjetit nën efektin e drogërave dhe alkoolit.

7 Nëntor 2024, 09:57 Nga M.B
Ushtruan dhunë në familje dhe ishin nën efektin e alkoolit dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet në lidhje me vepra të ndryshme penale. Konkretisht bëhet fjalë për veprat penale të dhunës në familje, apo drejtimin e mjetit nën efektin e drogërave dhe alkoolit. Sipas policisë janë arrestuar A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij; L. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, A. Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; R. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe E. F., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij;

– L. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. V., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– R. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike;

– E. F., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll