Aktualitet

Shpërthimi në Don Bosko/ Pronari i banesës ishte jashtë vendit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë (EMRI)

Bëhet me dije se banesa së cilës iu hodh tritoli ishte në pronësinë e Aranit Beqirit. 

7 Nëntor 2024, 08:56 Nga r.ll
Shpërthimi në Don Bosko/ Pronari i banesës ishte jashtë
foto ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i mbrëmjes së djeshme në Don Bosko. Bëhet me dije se banesa së cilës iu hodh tritoli ishte në pronësinë e Aranit Beqirit. 

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar një person të maskuar me kapuç në kokë që ka hedhur tritolin në oborrin e banesës. 

Beqiri, sipas raportimeve, ndodhet jashtë vendit, ndërsa ende nuk dihen motivet e vënies së tritolit. Për pronën nuk ka konflikte ndërkohë që ai është proceduar para disa muajsh për ndërtim pa leje pasi ka nisur rikontruksionin e shtëpisë pa leje.

shperthimi ne don bosko

Sondazh

Poll