Aktualitet

Me 8 emigrantë në bord /Anija "Libra" niset sërish drejt brigjeve të Shqipërisë, pritet të mbërrijë nesër në portin e Shëngjinit

Në bordin e anijes janë tetë emigrantë. Mësohet se ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët. 

6 Nëntor 2024, 12:12 Nga N.F
Me 8 emigrantë në bord /Anija "Libra" niset sërish
Foto ilustruese

LEZHË- Anija "Libra" është nisur sërish drejt brigjeve të Shqipërisë. Ashtu si edhe herën e parë edhe sot ajo është nisur për të transportuar emigrantë ilegalë të cilët do të qëndrojnë në kampet e krijuara pas marrëveshjes mes vendit tonë dhe Italisë.

Në bordin e anijes janë tetë emigrantë. Mësohet se ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët. 

Mbërritja e mjetit patrullues të Marinës është planifikuar për mëngjesin e nesërm. Emigrantët u kapën dhe u shpëtuan të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusa nga autoritetet italiane. Emigrantët do të dërgohen fillimisht në pikën e Shëngjinit, ku do të përcaktohen procedurat e identifikimit dhe më pas ata që i nënshtrohen ndalimit do të transferohen në qendrën e Gjaderit për riatdhesim.


Është transferimi i dytë i parashikuar nga sistemi i ri për menaxhimin e emigrantëve që vijnë drejt brigjeve italiane të kërkuar nga qeveria e Giorgia Melonit: si në rastin e parë, megjithatë, nuk është e qartë nëse gjykatat do t'i vërtetojnë përfundimisht këto transferime. Anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve, por se janë të paktë ata emigrantë që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

 

marreveshja e emigranteve shengjin

Sondazh

Poll