Aktualitet

Veprimet e tij e nxorën zbuluar, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Greqi, posedonte 30 kilogramë kanabis dhe 800 gramë kokainë

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap me 30 kilogramë kanabis, 800 gramë kokainë, një armë dhe peshore elektronike precize.

6 Nëntor 2024, 10:09 Nga N.F
Veprimet e tij e nxorën zbuluar, arrestohet 35-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në Patra. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap me 30 kilogramë kanabis, 800 gramë kokainë, një armë dhe peshore elektronike precize.

Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve të Patrës, duke përdorur informacione për veprimet e 35-vjeçarit dyshohej se trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike në Patra. Më pas policia u organizua në një operacion pasditen e djeshme dhe zhvilloi kontrollet e tre banesave ku u gjetën sasi të mëdha lënde narkotike.

arrestohet shqiptari ne greqi droge

Sondazh

Poll