Aktualitet

Ish-partnerja i kërkoi 41-vjeçarit të mos e ndiqte më, si agravoi konflikti në plagosje në Korçë (EMRI)

Mësohet se autori i plagosjes, Ilia Cani ka qenë duke kaluar në rrugë në lagjen 4 të qytetit, kur ish-partnerja e tij e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më.

6 Nëntor 2024, 11:32 Nga N.F
Ish-partnerja i kërkoi 41-vjeçarit të mos e ndiqte më, si
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen në Korçë. Mësohet se autori i plagosjes, Ilia Cani ka qenë duke kaluar në rrugë në lagjen 4 të qytetit, kur ish-partnerja e tij e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më.

Kjo ka bërë që konflikti mes tyre të agravojë dhe Cani ka nxjerrë thikën duke e plagosur atë. Autori është vënë në pranga ndërsa policia bën me dije se 41-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë. Mësohet se arrestimet e tij të mëparshme kanë ardhur pasi ai përndiqte ish-partneren e tij.

 

plagosja ne korce

Sondazh

Poll