Aktualitet

41-vjeçari plagosi ish-partneren me thikë në Korçë, autori ishte arrestuar edhe më parë për përndjekje të saj

Mësohet se 41-vjeçari ka goditur me thikë ish-partneren e tij. Fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

6 Nëntor 2024, 11:20 Nga N.F
41-vjeçari plagosi ish-partneren me thikë në Korçë,
Vendi i ngjarjes

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistrua ditën e sotme në Korçë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4. Mësohet se 41-vjeçari ka goditur me thikë ish-partneren e tij.

Fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Autori është vënë në pranga ndërsa policia bën me dije se 41-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë. Mësohet se arrestimet e tij të mëparshme kanë ardhur pasi ai përndiqte ish-partneren e tij.

Njoftimi i plotë;

Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

plagosje ne korce

Sondazh

Poll