Sport

Trajnerët kuqezi përzgjedhin 11-shen dhe trajnerin më të mirë të javës së 12-të...

Dinamovitët, që nga trajneri Ilir Daja, por edhe tre lojtarë, janë më të mirët e javës

5 Nëntor 2024, 16:52 Nga DOSJA

Trajnerët kuqezi përzgjedhin 11-shen dhe trajnerin më të

TIRANE - Me përfundimin e javës së 12-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave janë mbledhur dhe kanë përzgjedhur edhe për këtë javë formacionin titullar dhe trajnerin më të mire të javës.

Ilir Daja, tekniku i Dinamo City është në piedestalin e trajnerëve më të mirë të kësaj jave, teksa 11-shja titullare është si më poshtë:

Porta më e sigurtë e javës është gardiani i Vllaznisë, Kristi Qarri. Në repartin e mbrojtjes rreshtohen: Jorgo Meksi (Dinamo City) dhe Edison Ndreca (Egnatia) në krahë, teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Marin Abazaj (Bylis) dhe Samuel Opeh (Laçi).

Tre mesfushorët më të mirë të javës së 12-të janë: Matias Lloci (Teuta), Kleandro Lleshi (Laçi) dhe Regi Lushkja (Egnatia).

Dy krahët e sulmit përbëhen nga titullarët e Dinamo City-t, Baton Zabërgja dhe Dejvi Bregu, ndërsa në mes të sulmit qëndron Kevin Dodaj i Vllaznisë.

Trajnerët kuqezi përzgjedhin 11-shen dhe trajnerin më të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll