Sport

Serie A/ Lautaro vendimtar ndaj Venezias, zikaltrit tani -1 pas Napolit…

Zikaltrit përfituan nga gabimi i Napolit për t'u ngjitur në renditje

4 Nëntor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Serie A/ Lautaro vendimtar ndaj Venezias, zikaltrit tani -1 pas Napolit…

ITALI - Në ndeshjen e njëmbëdhjetë të Serisë A, Interi mundi 1-0 Venezian, duke iu afruar Napolit në renditje.

Në San Siro, në mbyllje të së dielës, ndeshja e çau ngërçin në pjesën e dytë pas një vorbulle emocionesh në pjesën e parë, me protagonistë portierët Sommer dhe Stankoviç.

Zgjidhja për zikaltrit ishte kapiteni Lautaro Martinez (65'), i cili përfitoi nga një krosim të Dimarcos nga e majta, për të goditur dhe mposhtur lojtarët e lagunës.

Në finalen emocionuese, goli i barazimit të Sverkos u anulua për shkak të një loje me dorë nga VAR.

Tre pikë të rëndësishme për lojtarët e Inzaghit, që përfituan nga disfata e Napolit për të kaluar në -1 ndaj Azzurrëve të Contes. Të dielën e ardhshme do të jetë një përplasje e drejtpërdrejtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2024, 12:30

Flick lavdëron De Jong dhe Ansu Fati!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, FC Barcelona ka shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Edhe Real Madridi nuk i rezistoi dot furis...