Sport

VIDEO/ Egnatias i mjafton Ndreca, për t’i hequr Tiranës titullin “Macja e zezë”!...

Egnatia “ringjallet” në kampionat dhe pas 3 ndeshjeve radhazi pa fitore, merr tre pikët e çmuara përballë Tiranës në shtëpi.

3 Nëntor 2024, 19:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Egnatias i mjafton Ndreca, për t’i hequr Tiranës titullin

RROGOZHINE - Tirana nuk është më “Macja e zezë” për Egnatian. Rrogozhinasit kanë mundur 1-0 Tiranën në sfidën që çeli javën e 12-të të Abissnet Superiores. Një gol i Edison Ndrecës në fundin e pjesës së parë, ka vendosur fatin e këtij takimi. (video)

Egnatia “ringjallet” në kampionat dhe pas 3 ndeshjeve radhazi pa fitore, merr tre pikët e çmuara përballë Tiranës në shtëpi. Ka qenë një sfidë e luftuar, por vendasit kanë arritur që të marrin maksimumin e pikëve.

Tirana është munduar të reagojë, por pa arritur që të evitojë humbjen në këtë transfertë. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për bardheblutë (5 javë pa fitore, vetëm 2 pikë të grumbulluara në këtë periudhë), dhe tashmë e shohin veten në një pozicion kritik në tabelën e klasifikimit (11 pikë pas 12 javësh).

Egnatia merr një fitore të çmuar dhe momentalisht ngjitet në vendin e dytë në klasifikimin në kuotën e 19 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2024, 12:30

Flick lavdëron De Jong dhe Ansu Fati!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, FC Barcelona ka shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Edhe Real Madridi nuk i rezistoi dot furis...