Sport

VIDEO/ Vllaznia mposht Skënderbeun për pesë minuta dhe merr kreun e Superiores!...

Vllaznia bën detyrën në “Loro Boriçi”, teksa fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut dhe ngjitet momentalisht e vetme në krye të renditjes së Abissnet Superiore me 21 pikë.

3 Nëntor 2024, 19:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Vllaznia mposht Skënderbeun për pesë minuta dhe merr kreun

SHKODER - Gjithçka vendoset që në pjesën e parë. Kapiteni Balaj zhbllokon sfidën, ndërsa Dodaj shënon, pas një kundërsulmi model. Korçarët mundohen të reagojnë, por nuk gjejnë dot golin që mund të rihapte takimin.

Ishte minuta e 15-të, kur Malaj nga e djathta lëshoi një top përpara portës së Aliajt, shtatlarti Bekim Balaj ndërhyn dhe e shtyn topin në rrjetë.(video)

Në harkun e 5 minutave, në një kundërsulm të shpejtë do të ishte Qato, i cili do t’i dhuronte një top Dodajt për të shënuar golin e dytë, i cili do të ishte edhe i fundit në këtë ndeshje.(video)

Pas suksesit përballë Tiranës, Vllaznia merr një tjetër fitore dhe qëndron për momentin (në pritje të ndeshjes së Partizanit) në krye të renditjes.

Situatë e vështirë për Skënderbeun, që pëson një tjetër humbje dhe mbetet në kuotën 11 pikëve në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2024, 12:30

Flick lavdëron De Jong dhe Ansu Fati!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, FC Barcelona ka shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Edhe Real Madridi nuk i rezistoi dot furis...