Sport

VIDEO / Nedim Bajrami i jep fitoren Rangersit dhe finalen e kupës!

Në “Hampden Park” para 37,077 tifozëve ata siguruan finalen e Kupës së Ligës së Skocisë, që do të luhet kundër rivlëve të përjetshëm të Celtic.

3 Nëntor 2024, 23:48 Nga DOSJA
VIDEO / Nedim Bajrami i jep fitoren Rangersit dhe finalen e kupës!

SKOCI - Rangers mposhti Motherwell 2-1 në “Hampden Park” para 37,077 tifozëve për të siguruar finalen e Kupës së Ligës së Skocisë, që do të luhet kundër rivlëve të përjetshëm të Celtic.

Andy Halliday i dha epërsinë Motherwellit në minutën e 25, kur shndërroi gol krosimin e Steve Seddon, por skuadra e Philippe Clement i përmbysi shifrat pas pushimit.

Connor Barron asistoi Cyriel Dessers për të barazuar në minutën e 49-të dhe Nedim Bajrami, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë i dha fitoren Rangersit nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt pasi u shërbye nga lojtari i ndeshjes, Vaclav Cerny.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2024, 12:30

Flick lavdëron De Jong dhe Ansu Fati!

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, FC Barcelona ka shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Edhe Real Madridi nuk i rezistoi dot furis...