Politike

FOTO/ Ish-nënkryetari i PS-së zgjedh Albin Kurtin: Mirënjohje për qeverinë tuaj

Ai falenderon Kurtin për punën që ka bërë për hapjen e disa rrugëve, sipas tij, jetike për banorët e zonës.

1 Nëntor 2024, 20:21 Nga r.ll
FOTO/ Ish-nënkryetari i PS-së zgjedh Albin Kurtin: Mirënjohje
kurti, dokle

KUKËS- Ish-nënkryetari i PS-së dhe ish-kryetar i Kuvendit, Namik Dokle, është larguar prej kohësh nga politika, ndërsa në rrjetet sociale ndan shpesh foto nga jeta e tij. 

Së fundmi, Dokle ka ndarë në Facebook, disa foto me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në fshatrat e Gorës në Kukës. Ai falenderon Kurtin për punën që ka bërë për hapjen e disa rrugëve, sipas tij, jetike për banorët e zonës.

"Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ministrin Liburn Aliu etj. në fshatrat e Gorës. Mirënjohje, Albin, për qeverinë tuaj, që ka bërë një punë të madhe për të hapur disa rrugë jetike për banorët e asaj zone!", shkruan Dokle krahas fotove. 

Ndërkohë dihet se marrëdhënia mes kreut aktual të Partisë Socialiste, Edi Ramës dhe kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka qenë shpesh e vështirë.

namik dokle albin kurti

Sondazh

Poll