Politike

Nesër marshimi në Shkodër, Salianji poston denoncimin e 7 viteve më parë: Në këtë qytet krimi sundon bashkë me qeverinë e Edi Ramës

Në videon e publikuar, Salianji thotë se shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar.

1 Nëntor 2024, 20:51 Nga r.ll
Nesër marshimi në Shkodër, Salianji poston denoncimin e 7 viteve
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish lidhur me atentatin në Shkodër. Në llogarinë e tij në Facebook, Salianji ka postuar një video nga një denoncim i 7 viteve më parë po ashtu për një vrasje mafioze në Shkodër.  Në videon e publikuar, Salianji thotë se shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar. 

Partia Demokratike ka lajmëruar organizimin e një proteste në formë marshimi ditën e nesërme në qytetin e Shkodrës, në orën 12:00, me kërkesë sigurinë në vend.

"Denoncim 7 vjet më parë, asgjë nuk ndryshon nëse nuk largojmë qeverinë e lidhur me krimin! Protesto nesër në 12:00 në #Shkodër!", shkruhet krahas videos së postuar. 

Videoja e postuar nga Salianji: 

Atentati i 30 tetorit:

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

ervin salianji

Sondazh

Poll