1 Nëntor 2024, 18:51
Nga r.ll
ilir met
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në reagimin e postuar në llogarinë e tij në Facebook, Meta thotë se ekzaltimi fals i kryeministrit Edi Rama për grupkapitujt, pasi sipas tij bllokoi integrimin europian të vendit për një dekadë, është tregues i hipokrizisë dhe papërgjegjshmërisë të tij për këtë proces.
Ai thotë se Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit më 2006, para Malit të Zi, Serbisë dhe vendeve të tjera, që e nënshkruan atë vite më pas, ndërsa ata negociatat i çelën më herët se vendi ynë. Kjo sepse, sipas ish-presidentit, Shqipëria ka problem kapjen e shtetit nga mafia dhe "sidomos kapjen e drejtësisë, e cila nga një reformë me 140 vota, përfundoi me 69 vota."
POSTIMI I ILIR METËS:
Ekzaltimi fals i Kryeministrit Rama për grupkapitujt, pasi e bllokoi integrimin europian të vendit për një dekadë është tregues i hipokrizisë dhe papërgjegjshmërisë të tij dhe bandës së “Rilindjes” për këtë proces që duhej të ishte përmbyllur prej kohësh. Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit më 2006, para Malit të Zi, Serbisë dhe vendeve të tjera, që e nënshkruan atë vite më pas.
Ndërkohë ato i çelën negociatat më 2012 dhe 2014 dhe janë në një stad shumë më të avancuar edhe pse kishin problem me Gjykatat Ndërkombëtare dhe konflikte ndëretnike. Ndërsa Shqipëria ka patur e ka vetëm një problem, kapjen e shtetit nga mafia dhe sidomos kapjen e drejtësisë, e cila nga një reformë me 140 vota, përfundoi me 69 vota dhe betime gjyqtarësh te noteri te Lana.
Ndaj indekset e drejtësisë janë më zi se Vietnami komunist apo Bjellorusia e Lukashenkos. Ky zhvillim edhe pse shumë i vonuar është vetëm për arsye gjeopolitike dhe se s’mund të vazhdojë më shumë.
Ndërsa premtimi solemn se brenda tre vitesh do mbyllen negociatat është fiks si premtimi i mbajtur para ardhjes në pushtet të “Rilindjes” për “shëndetësinë falas” apo premtimi se brenda një mandati do zgjidhej problemi i ujit të pijshëm në të gjithë vendin. Beteja e Partisë së Lirisë dhe opozitës të vërtetë kundër kapjes së shtetit dhe rikthimit të llogaridhënies do të zhbllokojë edhe procesin e integrimit europian.

ilir meta
Politike
1 Nëntor 2024, 18:43
r.ll
edi rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me pensionistët në Korçë se së shpejti do të ket...
Politike
1 Nëntor 2024, 18:08
r.ll
edi rama
KORÇË- Kryeministri në takimin me pensionistët në Korçë iu ka bërë sërish thirrje bizneseve ...
Politike
1 Nëntor 2024, 17:56
r.ll
edi rama
KORÇË- Një pensioniste në Korçë ka shkaktuar të qeshura në mbyllje të takimit me kryeministr...
Politike
1 Nëntor 2024, 16:21
r.ll
benet beci
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi ka qëndruar bren...
Politike
1 Nëntor 2024, 16:02
r.ll
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se të dielën do të zhvillojë një takim në Selanik me shqiptarët e Greqis&eum...
Politike
1 Nëntor 2024, 15:28
r.ll
benet beci
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
E...
Politike
1 Nëntor 2024, 14:09
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha është shprehur se mënyra e arrestimit të Ilir Metës, ishte e qëllimshme p&eum...
Politike
1 Nëntor 2024, 13:29
Izmir Akulli
Erion Veliaj
TIRANË- Ndërtimet në Tiranë janë kthyer në një fenomen negativ, për sa i përket zhvilli...
Politike
1 Nëntor 2024, 13:15
I.A
Dorian Teliti
TIRANË- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti deklaroi se gjatë ...
Politike
1 Nëntor 2024, 12:49
ZH.LL
Këshilli për Legjislacionin
TIRANË- Kuvendi në Këshillin e Legjislacionit pranoi sot (1 Nëntor) vendimin e Gjykatës Kush...