1 Nëntor 2024, 19:29
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sonte në fjalimin para mbështetësve se nesër qytetarët e Shkodrës dhe çdo demokrat duhet të marrë pjesë në marshimin që do të mbahet për atentatin e 30 tetorit me 3 viktima.
Berisha tha se masakra e Shkodrës ishte e paraljmëruar dhe sipas tij e licensuar nga Rama, policia dhe drejtësia e këtij sistemi.
"Nesër mbarë qytetarët e Shkodrës, qytetarë nga mbarë Shqipëria, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë, marshojnë në Shkodër në një akt solidariteti, guximi dhe shpirti të pamposhtur të Shkodërloces, qytetit Rozafë, që ka qëndruar dhe qëndron i pamposhtur ndaj çdo pushtimi, ndaj çdo rrebeshi.
Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi.", tha kryedemokrati.
Ai komentoi më tej edhe "heshtjen" e qeverisë lidhur me atentatin, ku tha se kryeministri edhe pse u pyet lidhur me ngjarjen nuk gjeti asnjë fjalë të ngushëllonte familjet e 3 viktimave. Më tej shtoi se edhe ministrat bënë të njëjtën gjë si Rama.
"Në atë masakër humbi jetën një nënë e tre fëmijëve, një zonjë, një motër, bashkëshorte, tek kthehej nga puna tek fëmijët e saj. Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, bashkëshorti i saj. U ekzekutuan në publik dy të rinj, por gjer sot, gjer sot, ministri i krimit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për krimin e shëmtuar të bandës së qeverisë. Gjer sot, prefekti apo kreu i bashkisë i instaluar nga banda e partisë nuk kanë guxuar të shqiptojnë një fjalë të vetme, për krimin makabër, masakrën, përgjakjen e qytetit dhe viktimat e pafajshme.
Mbrëmë kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, Edi Rama edhe pse u pyet direkt për këtë masakër, në një akt cinik të një shpirti katran, nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte familjet e viktimave. Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë? Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës.", u shpreh Berisha.
sali berisha atentati ne shkoder
Politike
1 Nëntor 2024, 18:51
r.ll
ilir met
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për hapjen e negociatave për integrimin e Shq...
Politike
1 Nëntor 2024, 18:43
r.ll
edi rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me pensionistët në Korçë se së shpejti do të ket...
Politike
1 Nëntor 2024, 18:08
r.ll
edi rama
KORÇË- Kryeministri në takimin me pensionistët në Korçë iu ka bërë sërish thirrje bizneseve ...
Politike
1 Nëntor 2024, 17:56
r.ll
edi rama
KORÇË- Një pensioniste në Korçë ka shkaktuar të qeshura në mbyllje të takimit me kryeministr...
Politike
1 Nëntor 2024, 16:21
r.ll
benet beci
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi ka qëndruar bren...
Politike
1 Nëntor 2024, 16:02
r.ll
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se të dielën do të zhvillojë një takim në Selanik me shqiptarët e Greqis&eum...
Politike
1 Nëntor 2024, 15:28
r.ll
benet beci
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
E...
Politike
1 Nëntor 2024, 14:09
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha është shprehur se mënyra e arrestimit të Ilir Metës, ishte e qëllimshme p&eum...
Politike
1 Nëntor 2024, 13:29
Izmir Akulli
Erion Veliaj
TIRANË- Ndërtimet në Tiranë janë kthyer në një fenomen negativ, për sa i përket zhvilli...
Politike
1 Nëntor 2024, 13:15
I.A
Dorian Teliti
TIRANË- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti deklaroi se gjatë ...