Politike

Rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme, Benet Beci pas daljes nga SPAK: Nuk kam asnjë koment, do të flas në...

Ende nuk ka asnjë detaj të zbardhur lidhur me arsyet e paraqitjes së Becit në SPAK.

1 Nëntor 2024, 16:21 Nga r.ll
Rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme, Benet Beci pas daljes
benet beci

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi ka qëndruar brenda rreh 30 minuta.

Ende nuk ka asnjë detaj të zbardhur lidhur me arsyet e paraqitjes së Becit në SPAK. Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët për këtë, por shkurtimisht tha se “nuk kam asnjë koment tani, do të flas në momentin e duhur.”

Beci u pyet po ashtu nga gazetarët nëse është e vërtet një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ndërsa ai sërish refuzoi të përgjigjej. “Po jo…”, ishin fjalët e Becit.

Kujtojmë se Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 2023, duke u bërë kryebashkiaku i parë socialist në Shkodër pas 30 vitesh 

benet beci ne spak

Sondazh

Poll