Aktualitet

EMRAT/ U arrestuan sot për korrupsion, kush janë pedagogët në Universitetin e Elbasanit

Mësohet se pedagogët e arrestuar e pezulluar, akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv. 

1 Nëntor 2024, 11:12 Nga I.A
EMRAT/ U arrestuan sot për korrupsion, kush janë pedagogët
Universiteti i Elbasanit

ELBASAN- Disa pedagogë janë arrestuar dhe pezulluar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Mësohet se pedagogët e arrestuar e pezulluar, akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv. 

Dyshohet se këta pedagogë u kanë kërkuar para studentëve, në mënyrë që të mos i ngelnin në lëndën e tyre. Dosja.al, më herët raportoi se pedagogët e arrestuar i përkasin të gjithë Fakultetit të Ciklit të Ulët.  

Emrat e pedagogëve:

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Në pranga ka rënë dhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve

aksion ne universitetin e elbasanit

Sondazh

Poll