Bota

Hong Kon/ Policia përplaset me demonstruesit

23 Dhjetor 2019, 13:56 Nga DOSJA
Hong Kon/ Policia përplaset me demonstruesit

KINË- Një oficer policie nxorri armën dhe ia drejtoi turmës, pasi protestuesit e goditën dhe e rrëzuan.

Policia përdori gjithashtu spërkatës djegës dhe shkopinj ndaj demonstruesve të cilët reaguan duke goditur policët me objekte të ndryshme.

Dy protestues, që merrnin pjesë në demonstrata, u përpoqën gjitashtu të digjnin një flamur kinez para se policia e ndërhyrjes së shpejtë të arrinte dhe t’i arrestonte.

Turma ishte grumbulluar në sheshin Edinburgh për një tubim paqësor në mbështetje të ujgurëve, ku morën pjesë qindra demonstrues.

Kina është akuzuar për masa të ashpra shtypëse ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane.

Kina mohon të ketë të burgosur politikë.

Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong kine sheshi edinburgh hong kong kine sheshi edinburgh

Sondazh

Poll