Bota

“Ju lutem na ndihmoni..”, vogëlushja gjen mesazhin e të burgosurit në kartolinë, nis hetimi nga autoritetet

23 Dhjetor 2019, 12:35 Nga DOSJA
“Ju lutem na ndihmoni..”, vogëlushja gjen mesazhin e të

LONDËR- Një 6-vjeçare nga Londra, teksa po shkruante urimet për shokët e saj në kartolinat e fundvitit, ka gjetur një mesazh nga një i burgosur në Kinë.

Sipas “New York Times”, vajza e vogël bashkë me nënën e saj i kishin blerë kartat në një market të Tesco. Babai i saj i tha BBC se në një nga këto karta, shkruhej: Ne jemi të burgosur të huaj në burgun e Kinës, Shanghai Qingpu. Të detyruar të punojmë kundër vullnetit tonë. Ju lutemi na ndihmoni dhe njoftoni organizatën e të drejtave të njeriut.

Tesco tha në një deklaratë se do të ndalonte shitjen e këtyre kartave, ndërsa ka nisur hetimi.

Ne u tronditëm nga këto pretendime dhe menjëherë pezulluam fabrikën ku prodhohen këto karta dhe filluam një hetim”, tha një përfaqësues i kompanisë.

Ish- të burgosurit kanë përshkruar abuzimin brutal në kampet e punës në Kinë, përfshirë rrahjet, privimin e gjumit dhe sëmundjet e patrajtuara. Gjetja e një shënimi të fshehur brenda paketimit ka tendencë të tërheqë vëmendjen në të gjithë botën, megjithëse pretendimet janë të vështira për t’u verifikuar dhe shpesh dyshohet se janë mashtrime aktivistësh.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kartolina londer mesazhi i te burgosurit kartolina londer mesazhi i te burgosurit

Sondazh

Poll