Bota

Maqedonasit krijojnë pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz, Shkupi synon rekordin Guiness (Foto)

22 Dhjetor 2019, 16:46 Nga DOSJA
Maqedonasit krijojnë pemën më të madhe të Vitit të

SHKUP- Teksa jemi në muajin e festave dhe nuk na ndajnë shumë ditë nga Krishtlindjet si dhe nga nata e ndërrimit të viteve,  në çdo vend të botës sheshet, rrugët dhe çdo shtëpi janë zbukuar.

Këtë vit është parë një aktivitet mahnitës në Shkup të Maqedonisë, ku qindra njerëz janë mbledhur për të krijuar me trupat e tyre, bredhin e gjelbërt me zbukurimet e kuqe.

Me shumë gjasa kryeqyteti i Maqedonisë ka dashur që me mbylljen e kësaj dekade të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness.

Nga  një foto që po qarkullon në rrjetet sociale vihet re që në Shkup është ndërtuar e njëkohësisht stolisur pema më e madhe e Vitit të Ri, krejt ndryshe nga ç’keni parë deri më sot.

Të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar në krijimin e kësaj peme kanë vendosur qese plastike në ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe në kokat e tyre, duke u pozicionuar sipas bredhit të shënuar në tokë. Deri më tani pema e Vitit të Ri,  e krijuar me anë të trupave të njerëzve është realizuar në vitin  2015 në Indi.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedoni pema e vitit të ri rekordi guiness shkup maqedoni pema e vitit të ri rekordi guiness shkup

Sondazh

Poll