Bota

Vrasja e gazetarit Khashoggi, Arabia Saudite dënon me vdekje 5 persona

23 Dhjetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Vrasja e gazetarit Khashoggi, Arabia Saudite dënon me vdekje 5 persona

ARABI- Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje 5 persona, të akuzuar si autorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, vitin e shkuar, bën me dije prokurori i çështjes. Khashoggi, një gazetar kritik i qeverisë saudite, u vra brenda ambasadës në Stamboll nga një skuadër e agjentëve sauditë, më 2 tetor 2018.

 

Raportuesi special, Agnes Callamard bëri thirrje që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman të hetohej për vrasjen, por ky i fundit ka mohuar çdo përfshirje,  ndërsa në tetor ai tha si udhëheqës saudit ai është gati të marrë përgjegjësinë e plotë.

Khashoggi u vra dhe trupi i tij u copëtua nga një grup operativësh saudit në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor 2018. Vrasja fillimisht u raportua si një episod aksidental për para, por pas tri javësh njëri prej autorëve pranoi se gazetari u vra në mënyrë të paramenduar. Për incidentin u fajësuan zyrtarë të dorës së dytë, të cilët u dënuan sot me vdekje.

Regjistrimet, të cilat përkojnë me kohën para vrasjes midis 28 shtatorit dhe 2 tetorit 2018, zbulojnë në detaje planet dhe përgatitjet e bëra midis Konsullatës Saudite në Stamboll dhe administratës së Rijadit.

Me 28 Shtator, Khashoggi shkoi në Konsullatën Saudite për letrat për t’u martuar me të fejuarën e tij Hatice Cengiz. Vrasja e tij është një nga ngjarjet më të rënda që tregon situatën ku ende ndodhet media në të gjithë botën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jamal khashoggi vrasja e jamal khashoggit jamal khashoggi vrasja e jamal khashoggit

Sondazh

Poll