Politike

FOTO/ Garda dhe policia në "gatishmëri" para Kuvendi, nuk mungon gardhi metalik, deputetët e PD-së nga selia pritet të mbërrijnë në Parlament

Paraprakisht mësohet se Partia Demokratike ka mbledhur grupin Parlamentar në selinë blu dhe më pas pritet t’i drejtohen Kuvendit.

31 Tetor 2024, 09:57 Nga M.B
FOTO/ Garda dhe policia në "gatishmëri" para Kuvendi, nuk
Kuvendi

TIRANA- Para nisjes së seancës plenare, gardh metalik është vendosur sërish në hyrje të Kuvendit si një masë në rast se do të ketë revoltë dhe përplasje me deputetër e opozitës.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, ndodhen dhe forca policie të cilët janë në gatishmëri në rast se protestuesit që do të jenë para Bashkisë së Tiranës, do të shkojnë te Kuvendi si dy javë në parë. Nga ana tjetër, deputetët e PS vijojnë hyrjen në sallën e seancës plenare.

Paraprakisht mësohet se Partia Demokratike ka mbledhur grupin Parlamentar në selinë blu dhe më pas pritet t’i drejtohen Kuvendit.

kuvendi

Sondazh

Poll