Bota

“Mu thye zemra”, atletja 16-vjeçare përjashtohet nga gara për shkak të shamisë: Ndihesha e turpëruar…

22 Dhjetor 2019, 12:46 Nga DOSJA
“Mu thye zemra”, atletja 16-vjeçare përjashtohet nga

OHAJO- Noor Alexandria Abukaram, 16 vjeç, është skualifikuar nga një garë në shkollën e mesme në Ohajo, për shkak se ajo nuk kishte leje për të kandiduar me veshjen e saj myslimane. Zyrtarët thanë se rregulli mund të ndryshojë.

Noor Alexandria Abukaram ka luajtur tre sporte gjatë shkollës së mesme, pavarësisht se ajo që prej fillimit ishte e veshur me shami. Ajo është shprehur se pas garës së saj të shtatë, mësqë ajo mësoi se nuk u lejua të vraponte në shallin e saj pa leje speciale.

Me vendimin e zyrtarit të Shoqatës Atletike të Shkollës së Mesme në Ohio për të skualifikuar 16-vjeçaren Abukaram, kjo e fundit e priti shumë keq, ndërsa në një intervistë, ajo tha se: Ishte si një makth u bë e vërtetë.

 “Bëra më të mirën time dhe mbarova garën. Shkova të shoh rezultatin por emri im nuk ishte. Shkova të pyes vajzat e ekipit. U thashë se emri im nuk ndodhet në listë dhe ato më thanë se isha përjashtuar. I pyeta përse? Më thanë se shamia është shkaktari. Në atë moment mu thye zemra. Ndihesha e turpëruar. U largova e dëshpëruar”,- u shpreh ajo.

Ndërkohë ky vendim i zyrtarëve për të bijën , nuk iu duk i drejtë as nënës së atletes e cila mbeti e habitur.

“Na theu zemrën. Ishte moment i rëndë të shohësh qetësinë e saj, mënyrën se si ajo e tejkaloi këtë. Ajo e do ekipin prandaj e pranoi”– deklaroi e ëma e vajzës, Yolanda Melendez.

Sipas shoqatës së Atletikës për shkollat e mesme në Ohajo, thuhet se nxënësit nuk mund të vrapojnë me shami, kjo është edhe arsyeja që morën vendimin për ta përjashtuar.

Nga kjo lëvizje e papritur ka ngelur i habitur edhe  ekipi i vajzës në fjalë.

“Mendoj se rregullat duhet të ndryshohen sepse nuk është e drejtë dhe mendoj se kjo nuk duhet përsëritur”,– tha Sydney Gfeoo.

Ndërkohë shkolla  në të cilën 16-vjeçarja mëson, ka miratuar lejen që Abukaram të vrapojë tashmë me shami, po gjithsesi lajmi për përjashtimin e saj, i ka dëmtuar shumë karrierën. Spas trajnerit, Jerry Flowers, mësohet se Abukaram, është skualifikuar për shkak që për të kjo garë e fortë të mos ndikonte keq  në shëndetin e saj.

“E kuptova që ajo do të garonte më mirë nëse nuk do të dinte për skualifikimin. Ajo fitoi një pikë në ekip, dhe unë nuk do të dëshiroja që ajo të humbasë një shans për të garuar.”- u shpreh ai.

Ndërsa nëna e Abukaram, Yolanda Melendez, në një intervistë u shpreh se i ka kushtuar vëmendje të madhe rregullave të shoqatës, sepse ajo ka dy vajza që veshin hixhabe dhe nuk ka dëshirë që me secilën prej  tyre të  ketë kufizime të tilla.

Burimi: nytimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota noor alexandria abukaram nxenesja 16 vjeçare ohajo yolanda melendez. noor alexandria abukaram nxenesja 16 vjeçare ohajo yolanda melendez.

Sondazh

Poll