Aktualitet

Takimet me pensionistët, Gonxhe: 770 mln euro do t’i kushtojë buxhetit në 2025 përpjekja për të ruajtur ritmin me pensionet

Po ashtu Gonxhe shtoi se 770 mln euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit në 2025 vetëm përpjekja për të ruajtur ritmin në lidhje me pensionet.

30 Tetor 2024, 10:47 Nga I.A
Takimet me pensionistët, Gonxhe: 770 mln euro do t’i kushtojë
Blendi Gonxhe

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka zhvilluar një takim me pensionistët në Durrës për të folur për skemën e re të pensioneve. Gjatë fjalës së tij Gonxhe ka theksuar se të gjitha problemet që kanë ardhur për pensionistët, janë nga keqqeverisja. Po ashtu Gonxhe shtoi se 770 mln euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit në 2025 vetëm përpjekja për të ruajtur ritmin në lidhje me pensionet.

“Të gjitha pasojat kanë ardhur nga keqqeverisja dhe politikat e gabuara shumë kohë para se ne të merrnim mandatin në 2013. Duhet të punojmë sot për të metobalizuar atë që ka ardhur nga tranzicioni. Ndërtuan një skemë kafaz me tavanin e shumës që mund të merret pensioni, me maksimumin jo më shumë se dyfishi i pensionit minimal.

Sot kemi një treg pune që ofron pak më shumë se një pagë për një pensionist, që është e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për skemën e pensioneve. Ndaj investohemi tek puna, sepse nuk rritet raporti, deficiti do të vijojë të mbetet i lartë. Sfidë tjetër është dhënia fund e peripecive, mbi 40 mijë në 2025, do ju njihen pa gjyqe vitet e punës të para 1994. 770 mln euro për 2025 vetëm që të mbajmë ritmin në të mirë të pensioneve. Është e gjitha në ngarkim të buxhetit të shtetit”, tha ai.

blendi gonxhe

Sondazh

Poll