Politike

Katër shtylla kryesore për diskutimet, mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

Ndërkohë, hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

29 Tetor 2024, 09:47 Nga M.B
Katër shtylla kryesore për diskutimet, mbahet në Tiranë
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme dhe të nesërme në Tiranë do të zhvillohet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Mësohet se shtyllat kryesore të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE – Shqipëri midis dy delegacioneve, do të jenë katër.

Gjithashtu bëhet me dije se delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi temat: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; liria e medias dhe zgjedhjet; zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Ndërkohë, hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

stabilizim asociimi be shqiperi

Sondazh

Poll