Art&Argëtim

23 Dhjetor 2019, 07:35 Nga DOSJA

Tiranë-Vajza e showbizit, Kejvina Kthella, së fundmi ka folur për jetën e saj luksoze,  si edhe për sekuestrimin që i bëri gjykata të automjetit dhe llogarisë bankare pasi kishte lidhje me autorin e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Në emisionin “Thumb On” Kejvina Kthella është shprehur se nuk harxhon shumë, madje ajo është shprehur se edhe bukën e ha në shtëpi, për të kursyer para. Për deklaratën e saj se harxhon 200 mijë lekë në ditë, ajo ka rrëfyer se atë ditë ia ka futur kot pasi ishte e mërzitur. Sa i përket sekustrimeve, ajo ka rrëfyer se makinën luksoze dhe kartat e bankës i ka në emrin e saj. Ajo ka shtuar më tej se është banale që të flasë për sendet dhe jetën e saj private.

Biseda:

Fatma Haxhialiu: Është e vërtetë që t’i kanë bllokuar të gjitha kartat, makinën, të kanë nxjerrë nga shtëpia?

Kejvina Kthella: Unë shtëpinë time e kam akoma shyqyr zotit dhe do e kem gjithmonë sepse unë nuk kam lidhje me asgjë. Fati im i keq është që unë njihem dhe e kanë përdorur emrin tim në shumë raste. Kartat i kam, makinën e kam në emrin tim dhe është blerë nga banka ime. Me duket banale të flas për sendet e mia dhe jetën private. Kam qejf që njerëzit të më njohin si Kejvina.

Fatma Haxhialiu: Ke shprehur se harxhon 200 mijë lekë në ditë, leku i madh moj motër.

Kejvina Kthella: Ja kam futur kot, atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova. Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë.

Hetimet për Kejvina Kthellën? 

Pas arrestimit të Redjan Rrajës, modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin e atentatit ndaj Prokurorit Ndoja.Shkak për këtë shoqërim ishte bërë deklarata e Rajës para hetuesve, ku tha se nuk ka patur gisht në atentatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij.  Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Ende nuk dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që vepra penale . Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella kejvina kthella

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 07:23

TIRANË- Mbrëmjen e së  dielës  në natën e tretë e finale të Festivalit të Këngës në RTSH, trofeun që i hap  rrugën për në Eurovizion e rrëmbeu këngëtarja e...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 06:25

Tiranë– Çmimin e parë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH e fitoi Arilena Ara me baladën “Shaj”. Pas marrjes së çmimit të parë e emocinuar këngët...