Bota

Deklarata “bômbë” e zyrtarit nga Bosnje Hercegovina: Kosova është shtet i pavarur, është qëndrimi im

21 Dhjetor 2019, 21:19 Nga DOSJA
Deklarata “bômbë” e zyrtarit nga Bosnje Hercegovina:

KOSOVË– Anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës Zheljko Komshic në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka deklaruar se Kosova është një vend i pavarur.

“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshic.

I pyetur nga gazetari nëse kishte ndonjë marrëveshje për Kosovën, Komsiç u përgjigj: Nuk kam dakordësi për këtë që them, por kam të drejtë të kem qëndrim timin. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e BH nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidences për të thënë diçka. Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u permbahem disa rregullave të cilat vlejnë në BH. E përsërisë, për mua Kosova eshte shtet i pavarur! Kjo tashmë është punë e kryer, vetem është çështje e momentit kur do ta pranojnë te tjerët në rajon.

Ndërsa sa i përket një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Komshç ka tha se ajo që ndodh me dy vendet është çështja e tyre.

“Për çfardo që ata bien dakord, nuk mund të jetë precedentë për zgjidhjen e problemeve,”– e mbylli Komshiç. 

Marrë dhe përkthyer nga RTK

(k.m/dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove rtk zheljko komshic kosove rtk zheljko komshic

Sondazh

Poll