Politike

Fevziu: Nëse SPAK nuk heton çështjet e tanishme si inceneratori, nuk ka më legjitimitet!

Fevziu tha se janë një sërë çështjesh si ajo e inceneratorëve ende pa përgjigje. 

28 Tetor 2024, 21:27 Nga r.ll
Fevziu: Nëse SPAK nuk heton çështjet e tanishme si
blendi fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tha mbrëmjen e sotme se nëse Prokuroria e Posaçme nuk u jep përgjigje çështjeve të rëndësishme si inceneratorët, legjitimiteti i saj është joekzistent.

Deklarata e Fevziut erdhi pasi moderatori i "Të Paekspozuarit", Ylli Rakipi e pyeti për akuzat që SPAK-u ka ngritur ndaj klasës politike në vend.  Fevziu tha se janë një sërë çështjesh si ajo e inceneratorëve ende pa përgjigje. 

“Ne nisemi nga emrat, a do të arrestohet filani? Por gjërat nisen nga çështjet. Ne kemi inceneratorët, është çështja më e dukshme. Por ka një çështje me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin.

Marrim edhe çështje të tjera. Ne do ta gjykojmë SPAK-un kur të shohim çfarë veprimesh do të ndërmarrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme. Ke klasë politike në pushtet prej 11 vitesh që ka akuza të mëdha.

Nuk fillohet nga çështjet e vjetra. Ne kemi çështje të rëndësishme, pa dhënë përgjigje nuk të them dot. Nëse nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i SPAK është joekzistent. Janë një sërë çështjesh, që edhe shtypi i ka nxjerrë. Mora inceneratorët”-tha Fevziu.

blendi fevziu spak

Sondazh

Poll