Politike

“Jemi në mosbindje civile”/ Noka: Do paralizojmë jetën politike dhe sociale

Noka gjithashtu u shpreh se nuk bëhet fjalë për protestë por mosbindje civile që ka për detyrë të paralizojë jetën politike dhe sociale të vendit deri në qeveri teknike dhe këtë nuk e ndalon dot policia.

28 Tetor 2024, 22:23 Nga E. D
“Jemi në mosbindje civile”/ Noka: Do paralizojmë
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur për protestën që do të mbahet ditën e nesërme.  Noka i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania u shpreh se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe do të shoqërohet me procedime penale. Noka gjithashtu u shpreh se nuk bëhet fjalë për protestë por mosbindje civile që ka për detyrë të paralizojë jetën politike dhe sociale të vendit deri në qeveri teknike dhe këtë nuk e ndalon dot policia.

“Opozita është në mosbindje civile, kujt ja recitojnë këto vjersha këta? Ne nuk jemi në protestë, jemi në mosbindje civile, nuk më intereson çfarë reciton regjimi. Jam në mosbindje civile, vepër penale është të vjedhësh, vepër penale është të vjedhësh portin e Durrësit, jam në mosbindje civile, kam detyrë të paralizoj jetën politike dhe sociale të vendit deri në gjunjëzimi e këtij regjimi”, tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll