Politike

"Berisha të linte një kryetar të ri", Fevziu: Ja se çfarë duhet të bëjë opozita para zgjedhjeve

Sipas Fevizut një lëvizje e caktuar mund të ndryshojë rendin politik. 

28 Tetor 2024, 22:12 Nga r.ll
"Berisha të linte një kryetar të ri", Fevziu: Ja se
blendi fevziu, sali berisha

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tha se opozita me dy kryetarë në burg, Metën dhe Berishën, mosbindja civile dhe protestat janë makijazhe.

Ai tha në emisionin "Të Paekspozuarit" se Berisha duhet të ikte dhe të linte një lider të ri dhe vetë të rrinte kryetar nderi, por tani është shumë vonë. Sipas Fevizut një lëvizje e caktuar mund të ndryshojë rendin politik. 

“Unë në 2019 e kam thënë se dalja nga parlamenti dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhjet lokale do t’i kushtojë opozitës të paktën për 2 dekada. Në këtë rrethanë që është opozita sot nuk do të dija ç’të bëja.

Me dy kryetarë në burg, Metën dhe Berishën, sidomos me kreun e PD-së, me këtë mosbindjen civile etj. Këto janë makiazhe. Opozita mund t’i bëjë më atraktive këto, që të vërë në lojë Ramën. Ky që po bëjnë është make up. Në këto rrethana them se nuk ka se çfarë të bëjë. Tre vjet më parë ta dhashë zgjidhjen në këtë studio. Berisha duhet të ikte dhe të linte një lider të ri dhe vetë të rrinte kryetar nderi. Tani kjo nuk ndodh më dhe është shumë vonë. Kjo donte një tre vjeçar.

Një lëvizje mund të ndryshojë shumë rendin politik. Në qershor, korrik ishte e sigurtë që Trump do të ishte fitues përballë Biden dhe u fut Kamala Harris dhe tani nuk është e sigurtë që fiton Trump.”-tha Fevziu.

blendi fevziu sali berisha

Sondazh

Poll