Politike

Berisha: Armiqtë e Shqipërisë janë qeveritarët me Ramën në krye, qëndrojmë të gatshëm të mbrojmë dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve

Berisha tha se në mosbindjen civile, do ju tregohet shqiptarëve kudo që janë se të zotët e vërtetë të Shqipërisë janë qytetarët e saj.

28 Tetor 2024, 20:12 Nga r.ll
Berisha: Armiqtë e Shqipërisë janë qeveritarët me
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se ish-ministri Lefter Koka, i tregoi shqiptarëve kush është "peshku i qelbur" i Shqipërisë.

Berisha tha se në mosbindjen civile, do ju tregohet shqiptarëve kudo që janë se të zotët e vërtetë të Shqipërisë janë qytetarët e saj. Ai shtoi më tej se armiqtë e vendit janë Rama dhe qeveria e tij. Berisha tha se opozita qëndron e gatshme për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve të cilat pa votën e lirë nuk ekzistojnë.

"Lefter Koka ia hoqi maskën. I tregoi shqiptarëve se kush është peshku i madh i qelbur i Shqipërisë. Natyrisht, nuk mund të kishim dyshim. Peshku i madh i qelbur i Shqipërisë është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Ndaj dhe, le t’i tregojmë ne çdo shqiptari. T’i tregojmë ne çdo qytetari të lirë të Europës se, shqiptarët janë më të vendosur t’u japin ndëshkimin e merituar baronëve të drogës me Edi Ramën në krye në Tiranë.

T’u japin ndëshkimin e merituar atyre që punët publike i bëjnë për të vjedhur 90% të fondeve. Atyre që pasuritë publike i kanë shndërruar në një mallkim për qytetarët, njëlloj sikur të ishin regjimi pushtues më i egër i historisë. Në mosbindjen tonë civile, ne u përcjellim shqiptarëve kudo që janë, por edhe miqve të Shqipërisë në të katërta anët e Europës se, të zotët e vërtetë të Shqipërisë janë qytetarët e saj!

Se armiqtë e saj, janë qeveritarët me Edi Ramën në krye, dhe se në këtë betejë ne qendrojmë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë. Qëndrojmë të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve të cilat pa votën e lirë nuk ekzistojnë. Miq, autokratët, diktatorët, votat nuk i vjedhin ditën e votimit. Votat i ekzekutojnë para se të shkojnë në kuti. Ja ç’ndodhi në Gjeorgji. Ja ç’ndodhi në Venezuelë. Ja ç’ndodhi në Tunizi. Po me Shqipërinë, kurrë më! Me Shqipërinë vota e lirë, qeveria teknike janë zotimi ynë, janë beteja jonë. Është radha jonë!", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll