Politike

Ambasadorët në takimet e Ramës me diasporën/ Bardhi letër Presidentit: Të ndërhyhet për të mos u cënuar barazia e palëve në zgjedhje!

Kjo letër e Bardhit vjen pas takimi të Ramës me diasporën ku u pikasën të pranishëm edhe ambasadorë e diplomantë. Ai më tej në letër drejtuar presidentit thekson se janë duke u cënuar parimet themelorë që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sipas tij presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.

28 Tetor 2024, 18:24 Nga N.F
Ambasadorët në takimet e Ramës me diasporën/ Bardhi
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë me dije se ditën e sotme i është drejtuar zyrtarisht me një letër presidentit të vendit, Bajram Begaj. Badhi bën me dije se ai i ka bërë thirrje Begajt që të ndërhyjë që të mos ketë cënim të barazizë së palëve në zgjedhje.

Kjo letër e Bardhit vjen pas takimi të Ramës me diasporën ku u pikasën të pranishëm edhe ambasadorë e diplomantë. Ai më tej në letër drejtuar presidentit thekson se janë duke u cënuar parimet themelorë që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sipas tij presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.

Bardhi më tej shtoi se heshtja dhe mungesa e reagimit të presidentit për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe trupit Diplomatik është një mesazh i qartë se ai e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm. 

Reagimi i plotë i Bardhit:

Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.

Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit të Republikës për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që Presidenti e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.

Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal.

 

bardhi bajram begaj rama spak

Sondazh

Poll