28 Tetor 2024, 18:39
Nga E. D
Orgel Fusha
TIRANË- Familjarët e Orgel Fushas janë alarmua pas një mesazhi që ai u ka dërguar atyre, duke i thënë që të kujdesen për fëmijët. Prej gjashtë muajsh 37- vjeçari ndodhet në Spanjë, ndërkohë që ka shkëputur edhe kontaktet me familjarët.
“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë”, ishte mesazhi i fundit që ai i dërgoi të ëmës, një mesazh që ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e 37-vjeçarit.
Gjithashtu motra e tij duke folur për emisionin "Shqipëri Live" ka treguar bisedat e fundit që ka pasur me të. Ajo shprehet se në bisedën e fundit që ka pasur me të vëllanë ai i ka thënë që është në rrezik. Madje ajo thotë se i ka dërguar edhe foto të fëmijëve, por ai e ka fikur telefonin.
“I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit”, tha motra e tij.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?
Motra e Orgelit: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur
Pyetje: Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte
Motra e Orgelit: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam Spanja. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.
Pyetje: Sa fëmijë ka vëllai juaj
Pyetje: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar
Motra e Orgelit: Është i ndarë
Pyetje: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni
Motra e Orgelit: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është
Pyetje: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej
Motra e Orgelit: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar
orgel fusha
Aktualitet
28 Tetor 2024, 16:52
E. D
foto ilustruese
ITALI - Autoritet italiane kanë vazhduar hetimet në lidhje me vdekjen e 14-vjeçares shqiptare e cilla ra nga kati i s...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 16:36
r.ll
pamje nga protestat e kaluara
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave lidhur me protestën që opozita ka lajmëruar se do ...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 16:31
E. D
pamje nga vendngjarja
KAVAJË- Një mjet i tipit “Range Rover” është vjedhur në Kavajë gjatë orëve t&eum...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 16:18
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- Një 23 vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur k...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 15:53
E. D
pamje nga arrestimi
SPANJË-Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Valencias. Mësohet se 43-vje&cc...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 15:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për përsëritjen e shqyrtimit ...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 15:00
r.ll
durim bami
DUBAI- Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar arrestimin e njërit prej emrave më të famshëm të bo...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 14:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor Agim Locin, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor, duke e dënuar me 1 vit burg. Loci për ...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 14:18
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot 102 konteinerë me afro 2 mijë e 100 ton mbetje të dyshuara si pluhur ...
Aktualitet
28 Tetor 2024, 14:04
ZH.LL
Foto ilustruese
BURREL- Një 15-vjeçare në Burrel ka tentuar vetëvrasjen. Sipas njoftimit të policisë, e reja kishte ko...