Art&Argëtim

23 Dhjetor 2019, 06:25 Nga DOSJA

Tiranë– Çmimin e parë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH e fitoi Arilena Ara me baladën “Shaj”. Pas marrjes së çmimit të parë e emocinuar këngëtarja është shprehur se ndihet shumë e lumtur. Ajo është shprehur se tashmë ka një peshë më të madhe, atë të përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë. Më emocion kam tani sesa para publikut se po shikoj gjithë këto kamera, gjithë këto njerëz, e nuk di çfarë kam bërë për ta merituar. Jam shumë e emocionuar, jam shumë e lumtur. Dhashë gjithë shpirtin gjithë muzikën time dhe u përpoqa të artikuloja çdo ndjesi e emocion timin, jam e lumtur që ia arrita dhe që publiku e vlerësoi fitoren time, qoftë dhe juria. Nuk e di tani, tani kam një peshë më të fortë dhe të fuqishme, tani kam një përgjegjësi më të madhe, nuk e di a jam gati të për të përfaqësuar një shtet, të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizon. Por jam shumë e lumtur, zemra po më del nga vendi. Por jam e kontrolluar, di çfarë them. Falenderoj publikun që më rriti mua dhe që më solli këtu ku jam sot”, u shpreh këngëtarja.

Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. Në këtë festival  Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh

Sondazh

Poll