Politike

Bylykbashi: S’mund të ketë normalitet në Kuvend kur Rama licenson krimin e organizuar në Portin e Durrësit

Gjithashtu Bylykbashi duke folur për mediat tha se i gjithë zinxhiri komandues i Portit duhet të ishte pera drejtësisë.

28 Tetor 2024, 17:42 Nga E. D
Bylykbashi: S’mund të ketë normalitet në Kuvend kur Rama
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se s’mund të ketë normalitete në Kuvend, ndërkohë që në në Portin e Durrësit mbërritën konejnerët me mbetje toksike. Gjithashtu Bylykbashi duke folur për mediat tha se i gjithë zinxhiri komandues i Portit duhet të ishte pera drejtësisë.

Ai u shpreh se zgjedhjet janë element farsë për të vulosur krimin e pushtetit. Sipas tij Porti vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhëni kriminale, produkt i poltikës që ndodh në parlament, në këtë qeveri. 

"S’mund të ketë seancë kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksie. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet. Zgjedhjet janë element farsë për të vulosur krimin e pushtetit. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhëni kriminale, produkt i poltikës që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet," tha Bylykbashi. 

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll