Politike

VIDEO/ Meta reagoi për herë të parë nga burgu, Kryemadhi "kapet mat" teksa lexon postimin e tij në sallën e Kuvendit

Kreu i PL-së ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij ndërsa Kryemadhi ndodhej në Kuvend kur postimi i Metës u publikua në "Facebook". Ndërkohë që ajo lexon postimin e Metës gazetarët e gjendur në sallën e Kuvendit e kanë kapur këtë moment. Kryemadhi duket që mban në dorë telefonin e saj dhe i hedh një sy reagimit.

28 Tetor 2024, 17:41 Nga N.F
VIDEO/ Meta reagoi për herë të parë nga burgu, Kryemadhi
Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është "kapur mat" teksa lexon një postim të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i PL-së ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij ndërsa Kryemadhi ndodhej në Kuvend kur postimi i Metës u publikua në "Facebook".

Ndërkohë që ajo lexon postimin e Metës gazetarët e gjendur në sallën e Kuvendit e kanë kapur këtë moment. Kryemadhi duket që mban në dorë telefonin e saj dhe i hedh një sy reagimit. Nga ana tjetër në Kuvend kishte trazira ndërsa deputetët e opozitës me zhurmues dhe pankarta kërkonin që seanca të mos zhvillohej normalisht. Kjo nuk e ka shpërqëndruar Kryemadhin e cila ka lexuar postimin e gjatë të Metës.

 

arrestimi i ilir metes kryemadhi

Sondazh

Poll