Bota

VIDEO/ Presidenti amerikan voton në Delaware, Biden: Nisma e Musk për të dhuruar 1 milion dollarë për votues është e papërshtatshme

Biden i cili hoqi dorë nga një mandat i dytë në korrik, priti në radhë për 40 minuta si të gjithë qytetarët e thjeshtë.

28 Tetor 2024, 19:21 Nga E. D
VIDEO/ Presidenti amerikan voton në Delaware, Biden: Nisma e Musk për
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka votuar sot për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në shtetin e tij të lindjes, New Castle, Delaware. Biden i cili hoqi dorë nga një mandat i dytë në korrik, priti në radhë për 40 minuta si të gjithë qytetarët e thjeshtë.

Presidenti pas votimit, në deklaratën për gazetarët e quajti absolutisht të papërshtatshme që Elon Musk, po u jep para votuesve.

Musk premtoi të japë 1 milion dollarë në ditë, në një llotari, për çdo votues të regjistruar që nënshkruan peticionin e tij në internet.

Biden komentoi gjithashtu vendosjen e mijëra trupave të Koresë së Veriut në Rusi, duke e quajtur atë shumë të rrezikshëm. Më herët, Pentagoni tha se vlerësonte rreth 10,000 koreano-veriorë në Rusi.

joe biden

Sondazh

Poll