28 Tetor 2024, 19:14
Nga N.F
Zelenskyy
ISLANDË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Islandë të hënën, për të marrë pjesë në një samit me liderët e vendeve nordike. Zelenskyy shkroi në Telegram të hënën se në Islandë do të marrë pjesë në samtin e katërt mes Ukrainës dhe Evropës Veriore, si dhe do të mbajnë takime me kryeministrat e Islandës, Danimarkës, Norvegjisë, Finlandës dhe Suedisë. Ai gjithashtu synon të takohet me presidentin dhe përfaqësuesit e Parlamentit të Islandës.
“Bisedimet do t’i përqendrojmë në mbështetjen për Planin e Fitores dhe fushat ku bashkëpunimi ynë mund të prodhojë rezultate maksimale: financimi i prodhimit të armëve ukrainase dhe armëve me rreze të gjatë veprimi; përgatitjet për dimër; sigurinë detare; masat ndaj flotës ruse, si dhe përkrahje për mbrojtjes e Ukrainës dhe për stërvitje dhe pajisje për ushtarët ukrainas”, tha Zelenskyy.
Parlamenti i Islandës në prill miratoi një rezolutë për mbështetjen e Ukrainës deri në vitin 2028, përfshirë pavarësinë, sovranitetin e Ukrainës, si dhe sigurinë e popullatës civile, ndihmën humanitare dhe rindërtimin.
Islanda gjithashtu ndau gati 2 milionë euro për një nismë çeke për të blerë predha artilerie për Ukrainën. Në fillim të këtij muaji, Zelenskyy e shpalosi para liderëve perëndimorë “Planin e Fitores” së Kievit, përmes të cilit shpreson se do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund pushtimit të Ukrainës përmes bisedimeve.
Ky plan është duke u shqyrtuar nga partnerët perëndimorë të Ukrainës, mbështetja nga të cilët ka qenë jetike për përpjekjet e Kievit për t’i bërë ballë fqinjit të vet të madh.Një pikë kyçe në plan është kërkesa për ftesë formale për Ukrainën për t’u bërë anëtare e NATO-s, të cilën mbështetësit perëndimorë kanë ngurruar ta shqyrtojnë pa përfunduar lufta./ REL
zelenskyy plani i fitores lufta ukraine-rusi
Bota
28 Tetor 2024, 19:09
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të hënën se hartimi i një projekt statuti...
Bota
28 Tetor 2024, 18:22
E. D
- Viktor Orbán
GJEORGJI- Viktor Orbán ka mbërritur në Gjeorgji pasi përgëzoi partinë qeverisëse Ëndrra Gj...
Bota
28 Tetor 2024, 18:18
N.F
Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se po pret me padurim marrëveshjet e paqes me vendet e tjera...
Bota
28 Tetor 2024, 17:35
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dialogu me Kosovën, si dhe zgjedhjet e parakohshme jan&eum...
Bota
28 Tetor 2024, 17:10
E. D
pamje nga vrasja e Sinwar
IZRAEL- Izraeli ka publikuar pamje të reja tronditëse nga operacioni për të vrarë liderin e Hamasit,&nbs...
Bota
28 Tetor 2024, 16:53
N.F
Foto ilustruese
GJEORGJI- Opozita në Gjeorgji filloi sot protestat pasi Komisioni Zgjedhor nxori fitues të zgjedhjeve të përgjithshme p...
Bota
28 Tetor 2024, 16:45
N.F
Marwan Barghouti
IZRAEL- Marwan Barghouti, i burgosuri palestinez u sulmua nga anëtarët e shërbimit të burgut izraelit në qelin&eu...
Bota
28 Tetor 2024, 16:42
E. D
kutia e votimit
SHBA- Policia në shtetin e Washingtonit po heton sesi një kuti votimi mori flakë herët në mën...
Bota
28 Tetor 2024, 16:29
N.F
Ursula von der Leyen
RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pasur një komunikim me presidentin e Koresë së Ju...
Bota
28 Tetor 2024, 16:26
E. D
Donald trump
SHBA- Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyllës të fushatës së tij kundër rivales ...