Bota

"Irani dëshiron të shkatërrojë Izraelin me armë bërthamore", Netanyahu: Mezi pres të vazhdoj procesin e marrëveshjes së Abrahamit dhe të arrijmë paqen me vendet arabe

Ai shtoi se Irani po kërkon të ndërtojë bomba bërthamore për të shkatërruar Izraelin dhe më pas mund të kërcënojë të gjithë botën.

28 Tetor 2024, 18:18 Nga N.F
"Irani dëshiron të shkatërrojë Izraelin me armë
Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se po pret me padurim marrëveshjet e paqes me vendet  e tjera arabe pasi të përfundojë lufta me aleatët e Iranit, Hamasit dhe Hezbollahut. 

“Mezi pres të vazhdoj procesin që drejtova disa vite më parë me nënshkrimin e Marrëveshjes historike të Abrahamit dhe arritjen e paqes edhe me vendet e tjera arabe”, tha Netanyahu në fjalimin e tij në hapjen e seancës parlamentare të Knesset.


“Këto vende dhe vende të tjera i shohin qartë goditjet që ne u japim atyre që na sulmojnë ne, boshtit iranian të së keqes. Ata presin, ashtu si ne, një Lindje të Mesme të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë”, tha ai.

Ai shtoi se Irani po kërkon të ndërtojë bomba bërthamore për të shkatërruar Izraelin dhe më pas mund të kërcënojë të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se takimet e fundit në Doha për një marrëveshje të mundshme të armëpushimit në Gaza dhe lirimin e pengjeve u fokusuan në një plan të ri që merr parasysh propozimet dhe zhvillimet e mëparshme në rajon.

“Në ditët në vijim, bisedimet do të vazhdojnë mes ndërmjetësuesve dhe Hamasit për të shqyrtuar nëse negociatat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar një marrëveshje janë të realizueshme”, thuhet në deklaratë, pa dhënë detaje të planit të ri.

netanyahu izran izrael

Sondazh

Poll