Bota

VIDEO/ Izraeli publikon pamje të reja nga vrasja e Yahya Sinuar

Bisedat midis ushtarit dhe komandantit të tij, të regjistruara gjithashtu, zbulojnë strategjinë e misionit dhe planifikimin për lëvizjet e ardhshme.

28 Tetor 2024, 17:10 Nga E. D
VIDEO/ Izraeli publikon pamje të reja nga vrasja e Yahya Sinuar
pamje nga vrasja e Sinwar

IZRAEL- Izraeli ka publikuar pamje të reja tronditëse nga operacioni për të vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Sipas videos, ushtari, i cili mori pjesë në operacion, kishte vendosur një kamerë për të regjistruar lëvizjet, duke mos ditur se objektivi ishte lideri i Hamasit.

Bisedat midis ushtarit dhe komandantit të tij, të regjistruara gjithashtu, zbulojnë strategjinë e misionit dhe planifikimin për lëvizjet e ardhshme. Në një moment në video dëgjohet ushtari duke thënë vritet edhe një terrorist, ndërsa komandanti i tij përgjigjet se mund të ketë të tjerë përreth në rrënojat. ndërsa shprehet i kënaqur me performancën e batalionit dhe snajperit.

Pamjet tregojnë vendin ku Sinuar u gjet i vdekur, në një kat të dëmtuar të një ndërtese që ishte goditur rëndë nga tanku izraelit Merkava. Videoja mbyllet me identifikimin e trupit të Sinwar, duke shënuar fundin e operacionit që kishte në shënjestër udhëheqjen e Hamasit.

 

vrasja e sinwar

Sondazh

Poll