Politike

"Kushdo që bllokon rrugët do përballet me pasoja ligjore", Bardhi: Kush do na ndjekë penalisht, zëdhënësi i bandës së Elbasanit, Ilir Proda?

Sipas Bardhit, Proda të qëndrojë në detyrë edhe ditë pasi së shpejti do provohet çdo akuzë e PD-së për lidhjet e zyrtarëve të shtetit me krimin e organizuar. Ai shtoi se Proga është një nga këta zyrtarë që është komanduar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit. 

28 Tetor 2024, 17:02 Nga N.F
"Kushdo që bllokon rrugët do përballet me pasoja
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pasditen e sotme ka mbajtur një deklaratë për mediat pas mbledhjes me deputetët e PD-së. Bardhi gjatë deklaratës iu komunikua nga gazetarët se është paralajmëruar se çdo person që bllokon rrugët do të ndiqet penalisht. Bardhi qeshi teksa dëgjoi këtë paralajmërim që është dhënë ndërsa theksoi se kush do ti ndjekë penalisht teksa thekson se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ilir Proda është zëdhënës i bandës së Elbasanit.

Sipas Bardhit, Proda të qëndrojë në detyrë edhe ditë pasi së shpejti do provohet çdo akuzë e PD-së për lidhjet e zyrtarëve të shtetit me krimin e organizuar. Ai shtoi se Proga është një nga këta zyrtarë që është komanduar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit. 

"Kush do na ndjekë penalisht, Ilir Proda? Zëdhënësi i bandës së Elbasanit? Ai të rrijë dhe ca ditë në detyrë se do ta shikoni shumë shpejt që sic është provuar cdo akuzë e PD për lidhjet e zyrtarëve të shtetit me krimin e organizuar, ky është një nga këta zyrtarë që është komanduar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit. Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizimit të PD. Në cdo tubim ka bllokim të rrugëve," tha Bardhi.

gazment bardhi ilir proda

Sondazh

Poll