Art&Argëtim

Arti në zî, shuhet aktorja e mirënjohur shqiptare Marika Kallamata, ‘gjyshja e përrallave’ që la mbresa

22 Dhjetor 2019, 17:44 Nga DOSJA
Arti në zî, shuhet aktorja e mirënjohur shqiptare Marika

TIRANË– Marika Kallamata, aktorja e mirënjohur shqiptare është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk në artin shqiptar. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ministrja e kulturës, Elva Margariti.

Me anë të një statusi në rrjetet scoiale, Margariti shkruan se aktorja, e njohur ndryshe si ‘gjyshja e përrallave’ ka ikur nga kjo botë. Më tej, Margariti bën me dije se homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00.

“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.
Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
?U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi! Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00,”- shkruan Margariti në statusin e saj. 

Aktorja e ndjerë, Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930, dhe është është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”. E njohur ndryshe si ‘gjyshja e përrllave’, Kallamata mbahet mend për më shumë se 60 role, në të cilat ajo ka ruajtur individualitetin e saj.

Ndër rolet më të sukseshëm përmendim: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, etj.

Kallamata doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture elva margariti shuhet aktorja marika kallamata elva margariti shuhet aktorja marika kallamata

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2019, 14:55

TIRANË- Këngëtarja e njohur,  Albërije Hadërgjonaj po konkurron në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”Alberie Hadërgjonaj ës...