Bota

VIDEO/ "Lufta për pushtet!" Qëllohet me armë zjarri teksa udhëtonte me makinë ish-presidenti i Bolivisë: Nuk e di nëse ishin ushtarë apo policë

Sipas mediave të hauaj kjo ngjarje vjen mes tensioneve politike brenda fraksioneve të partisë socialiste në pushtet.

28 Tetor 2024, 09:48 Nga M.B
VIDEO/ "Lufta për pushtet!" Qëllohet me armë zjarri
Evo Morales

BOLIVIA- Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka deklaruar se të dielën u qëllua me armë zjarri në automjetin e tij. Sipas mediave të hauaj kjo ngjarje vjen mes tensioneve politike brenda fraksioneve të partisë socialiste në pushtet. Morales dhe ish-ministri i tij i ekonomisë dhe presidenti aktual, Luis Arce, janë përfshirë në një luftë për pushtet përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti ka deklaruar se dy automjete i zunë pritë në rrugë dhe qëlluan mbi makinën e tij, duke pretenduar se një plumb kaloi pak centimetra larg nga koka e tij.

“Unë nuk e di nëse ata ishin ushtarë apo policë”, citohet të ketë thënë Morales.

Ndërkohë, ai postoi një video në mediat sociale të marrë nga brenda makinës së tij në lëvizje.

bolivia

Sondazh

Poll