Sport

Poshtërimi ‘provokues’ i Gavi-it për Vinícius

Fitorja 4-0 e Barçës ka krijuar mjedisin edhe për shumë provokime…

27 Tetor 2024, 17:30 Nga DOSJA

Poshtërimi ‘provokues’ i Gavi-it për Vinícius

SPANJE - Barcelona shkatërroi 4-0 rivalët e Real Madridit në Bernabéu dhe Gavi shfrytëzoi rastin për të provokuar Vinicius Júnior.

Mesfushori i ri, i cili hyri në fushë vetëm në minutën e 87-të, por minutat e pakta që ai ishte në fushë, mjaftuan për lojtarin blaugrana për të provokuar sulmuesin brazilian, në fushë.

Sapo mbaroi ndeshja dhe u konfirmua fitorja e Barcelonës, në raundin e 11-të të La Ligës spanjole, Gavi ngriti dorën e majtë drejt fytyrës së Vini Jr me katër gishta të ngritur dhe bërtiti: “4-0, 4- 0!”

I pakënaqur me provokimin në fund të lojës, në fushën e Santiago Barnabéu, Gavi u kujdes që të regjistrohej momenti poshtërues dhe publikoi imazhin në rrjetet sociale, ku shfaqeshin katër gishta në fytyrën e sulmuesit brazilian.

Historitë e një Real Madrid - Barcelona, që mbeten në kujtesën e të gjithë atyre që ndoqën ndeshjen që shënoi këtë raund të La Ligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll