Sport

Mancini “e shkund” mirë Arabinë Saudite… do t'i marrë 75 mln. euro për largimin e tij!

Roberto Mancini është larguar nga pankina e kombëtares së Arabisë Saudite për shkak të paraqitjeve të dobëta të skuadrës, por shuma e dëmshpërblimit që do të marrë është 75 milionë euro…

27 Tetor 2024, 13:00 Nga DOSJA

Mancini “e shkund” mirë Arabinë Saudite… do

ARABIA SAUDITE - Federata Saudite mori vendimin për të larguar Roberto Mancinin nga pankina e kombëtares së saj, pas paraqitjeve zhgënjyese të skuadrës gjatë kohës së italianit në krye.

Megjithatë kjo lëvizje nuk vjen pa një çmim, dhe shuma e dëmshpërblimit që do t'i paguhet trajnerit italian, është e paimagjinueshme.

Mancini pritet të marrë rreth 75 milionë euro, po aq para që do të kishte marrë nëse do të kishte qëndruar me skuadrën deri në fund të kontratës së tij.

Për të qenë të saktë, ish-tekniku italian kishte një pagë vjetore prej 25 milionë lekësh, ndërsa kontrata midis dy palëve parashikonte që ai të qëndronte edhe për tre vite të tjera.

Megjithatë, vendimi për të ndërprerë bashkëpunimin ishte i njëanshëm, gjë që e detyron Arabinë Saudite të fusë dorën thellë në xhep.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll