Aktualitet

Aksident në Sarandë/ Makina përplas një këmbësor dhe një tjetër automjet, 72-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital (EMRI)

Këmbësori 72 vjeç, i identifikuar si Luan Xhuvani, ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Srandës.

27 Tetor 2024, 08:04 Nga r.ll
Aksident në Sarandë/ Makina përplas një këmbësor
foto ilustruese

SARANDË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë- Tuneli i Skërficës. Një 63-vjeçar ka humbur kontrollin e automjeti dhe ka përplasur një këmbësor dhe një tjetër makinë.

Këmbësori 72 vjeç, i identifikuar si Luan Xhuvani, ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Srandës. Ndërkohë është shoqëruar në komisariat, 63-vjeçari. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne sarande-tuneli i skerfices

Sondazh

Poll