Sport

VIDEO/ ‘Ortek’ i Atalantës ndaj Veronës, Lookman dhe Retegui protagonistë…

Atalanta-Verona 6-1: Një gjysmë ore vdekjeprurëse për skuadrën bergamaske, që asgjësoi Veronën dhe fitoi tre pikët

27 Tetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Ortek’ i Atalantës ndaj Veronës, Lookman dhe

ITALI - Në ndeshjen e pare javës së nëntë të Serisë A, Atalanta e mposhti Veronën duke fituar 6-1. Në stadiumin Gewiss ishte një spektakël golash dhe emocionesh, me skuadrën e Gasperinit që i asgjësuan verdheblutë që në pjesën e parë.

Nerazzurrët e nisën mirë dhe luajtën një gjysmë ore vdekjeprurëse, e cila menjëherë rrëzoi Veronën. Shënuan De Roon (6'), Retegui (9'), De Ketelaere (14') dhe Lookman  (29’ dhe 34’), të cilët i dërguan në ferr lojtarët e Zanettit, me një makth prej pesë golash, ku realizimi i Sarr (42') ishte pak për të ngushëlluar.

Në pjesën e dytë Retegui (58') shënon dyfishin personal dhe mbyll rezultatin 6-1 me Gasperinin, i cili feston në mënyrën më të mirë të pankinës numër 400 me ‘Dean’, me tre pikë që e çojnë Atalantën në vendin e tretë me pikë të barabarta me Juventusin në pritje të derbit italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll